Çifti i njohur i showbizit, Kylie Jenner dhe Travis Scott, e kanë mirëpritur në jetë fëmijën e dytë së bashku.

Marketing

Të dielën mbrëma, ylli televiziv e ndau lajmin e gëzueshëm me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, duke e ndarë një fotografi ku ajo shihet duke ia mbajtur dorën foshnjës së vogël, të shoqëruar me datën e lindjes që është 02.02.2022.

Mbretëresha e Instagramit dhe reperi i famshëm po ashtu e kanë një vajzë së bashku, Stormi, e cila i mbushi katër vjet një ditë para lindjes së foshnjës, më 1 shkurt.

Besohet se fëmija i dytë i çiftit është djalë, megjithëse ende nuk është konfirmuar gjinia apo emri me të cilin e kanë pagëzuar.

Të shumta ishin urimet që erdhën në drejtim të Jennerit në postimin e saj, përfshirë këtu edhe anëtarët e familjes Kardashian-Jenner.

“Mami i dy jetëve❤️🙏🏼🙏🏼,” shkroi motra e saj e madhe Kourtney Kardashian, derisa partneri i saj Scott i postoi disa zemra njësoj sikurse motra tjetër, Khloe Kardashian.

Lajmin e shtatzënisë së dytë, Kylie e pati bërë publik në shtator të vitit të kaluar, me postimin e një videoje emocionuese ku shfaqet në momente intime me më të dashurit e saj. Nga ai moment, bukuroshja e famshme nuk ka qenë shumë aktive nëpër rrjetet sociale, duk dashur ta ruaj privatësinë e saj në maksimum.

Marketing