Gjykata e Masave të Detyrueshme i ka caktuar masën e paraburgimit prej dy muajve të dyshuares për vrasjen e 8-vjeçares Lisa në pyllin Könizberg.

Marketing

Këtë e ka konfirmuar policia kantonale e Bern për Blick, teksa zëdhënësja e Gjykatës së Masave të Detyrueshme ka bërë të ditur se kanë pranuar kërkesën e prokurorit dhe kanë caktuar masën e paraburgimit për dy muaj, transmeton Albora.ch.

Lisa M. u gjet e vdekur në pyllin Könizberg mbrëmjen e së martës së kaluar. Në trupin e vajzës janë vërejtur lëndime dhe si rrjedhojë, zyra e prokurorit publik në Bern0Mittelland po kryen hetimet për vrasje me dashje.

Pas gjetjes së trupit, është arrestuar gruaja 30-vjeçare e cila është e afërme me vajzën, por që Policia nuk ka dhënë më shumë informacione për identitetin e të dyshuarve.

Marketing