Një grua 42 vjeçare me origjinë nga Shqipëria ra në prangat e policisë greke.

Marketing

Ajo u akuzua se ka vjedhur gurë të çmueshëm dhe bizhuteri në vlerë rreth 10 mijë euro, raporton kathimerini, përcjellë albora.ch.

Gruaja punonte si pastruese në një banesë në Selanik, dhe kjo nuk është hera e parë që kreu vjedhje.

Ajo ka katër muaj që shtëpinë ku punonte, por u vu re vetëm pas grabitjes së madhe të këtyre bizhuterive me vlerë.

Shqiptarja është arrestuar nga oficerët e policisë së Departamentit të Sigurimit të Pylaia dhe pritet të përballet me drejtësinë./albora.ch./

Marketing