Gazeta Sinjali raportoi pak më parë se një 47-vjeçar ka humbur jetën mbrëmë në fshatin Tërrnavicë të Podujevës si pasojë e sulmit kardiak.

Marketing

Sinjali mëson se bëhet fjalë për ish-ushtarin e UÇK-së, Tafil Fetahu i cili u dërgua në Emergjencën e Podujevës pa shenja jete.

Ashtu siç raportoi Gazeta Sinjali rasti fillimisht u denoncua se viktima ka humbur jetën pasi ishte aksidentuar. Por pasi Policia doli në vendin e ngjarjes, djemtë e të ndjerit deklaruan diçka tjetër.

47-vjeçari është dërguar në Emergjencën e Podujevës me autoambulancë, aty ku është konstatuar vdekja nga ekipi mjekësor. Ndërkohë, një patrullë policore ka marrë deklaratë nga njëri prej djemve të viktimës, të cilët kanë thënë se derisa ishin me babain, atij iu ishte keqësuar gjendja për shkak të shtrëngimit në gjoks.

Për t’i zbardhur rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja, Prokurori ka dhënë urdhër që të intervistohet edhe djali tjetër, teksa trupi i pajetë të qëndrojë në QKMF, deri në marrjen e vendimit tjetër.

Marketing