Rritjes së madhe të çmimeve, nuk i ka bërë ballë as çmimi i bukës. Në qytetin e Gjilanit është rritur çmimi dhe tashmë një bukë e bardhë po shitet për 60 cent.

Marketing

Këtë e kanë konfirmuar për KALLXO.com edhe qytetarë edhe furrtarë nga ky qytet.“E kemi rrit çmimin, për shkak se të gjitha produktet po kushtojnë më shtrenjtë edhe çmimi i miellit është rritë”, ka thënë njëri nga furrtarët e Gjilanit.

Dhe nga furra tjetër kanë thënë se çmimi është rritur të njëjtën arsye.“Krejt gjërat kanë ndryshu edhe çmimi i bukës është rritë”, ka thënë ai.Në muajt e fundit, çmimi i bukës është rritur disa herë.Që nga viti i kaluar deri më tani, çmimi i bukës është rritur për 20 cent.

Marketing