Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se po jetësohet premtimi i tij elektoral, pasi të hënën është mbajtur konferenca STEMinists, raporton Ekonomia Online.

Marketing

Kurti tha se kjo konferencë do të mundësojë rrjetëzimin e vajzave/grave në këto fusha, promovimin e fushave STEM në të gjitha nivelet e arsimit, si dhe krijimin e mundësive për punë praktike, mentorim e zhvillim profesional.

Ai shtoi se këta mekanizma i shtohen mbështetjes financiare për vajzat/gratë në STEM që tashmë po zbatohet si politikë e re e Qeverisë së Kosovës që dy vite, duke shtur se kontributi i ttyre në shkencë kurrë nuk është çmuar.

“Përkundër barrierave, gratë dhe vajzat kanë dhënë kontribut të madh në fushat e shkencës, që përkundër kontributit kurrë nuk janë çmuar. Jo vetëm si feminist por edhe si steminist, është detyrë e jona që të punojmë për shtet”. “Përtej përfitimit personal, ndikon në zgjidhje dhe zhvillim të teknologjisë dhe nxitje të rritjes së ekonomisë. Vajzat dhe gratë kanë qenë të përjashtuara historikisht nga shkenca, dhe në kohën kur konsiderohet si revolucion i katërt, gratë dhe vajzat duhet ta ndjekin ëndrrën e tyre. Përtej pabarazisë, mungesa e vajzave dhe grave është reale”, tha ai.

Marketing