Len Goodman ka vdekur në moshën 78-vjeçare nga kanceri i kockave, bën të ditur MailOnline.

Marketing

Pjesëtari shumë i dashur i “Strictly Come Dancing” kishte qenë në një bujtinë në Tunbridge Wells në Kent pas një sëmundjeje të shkurtër.

Ai ndërroi jetë mbrëmjen e së shtunës.

Foto: Getty Images

Një zëdhënëse e Len tha për MailOnline: “Mund të konfirmoj se ai vdiq gjatë fundjavës i rrethuar nga familja e tij”.

Ish-gjyqtari kryesor i “Strictly Come Dancing” që nga fillimi i tij në 2004 deri në 2016, ishte jashtëzakonisht i popullarizuar nga fansat për njohuritë e tij dhe humorin.

Ai gjithashtu u shfaq në versionin amerikan të shfaqjes, “Dancing With the Stars” nga 2005 deri në 2022.

Foto: Getty Images

Besohet se Len vdiq në një bujtinë në Tunbridge Wells pas një sëmundjeje të shkurtër.

I lindur në Londër, më 25 prill 1944, ai filloi jetën e tij të punës si saldator në Harland dhe Wolff në Woolwich dhe donte të bëhej futbollist.

Foto: Getty Images

I ndjeri filloi të kërcente vetëm në moshën 20-vjeçare, pasi mjeku i tij e rekomandoi për ta ndihmuar të shërohej nga një dëmtim në këmbë.

Ai u bë profesionist dhe gëzoi një karrierë të suksesshme duke përfshirë fitimin e “Dual of the Giants”, “British Rising Stars”, “The British Exhibition Championships” (katër herë) dhe “World Exhibition Championships”.

Marketing