Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier dhe ka theksuar se ambasadori i ri e njeh Kosovën dhe popullin e tij, andaj pret bashkëpunim të ngushtë dhe thellim të aleancës me ShBA-në.

Marketing

“Andaj në javët, muajt dhe vitet në vijim pres të kemi bashkëpunim të ngushtë për marrëdhënien sa më të mira ndërmjet Kosovë dhe SHBA-së në mënyrë që të zgjerojmë dhe të thellojmë aleancën tonë e cila është në shumë fusha prej demokracisë, sundimin të ligjit, qeverisjes së mirë, investime ekonomi dhe deri te mbrojtja dhe siguria, paqes dhe stabilitetit afatgjatë”, tha Kurti.

Ndërsa, ambasadori Hovenier, pohoi pritjet e tij për thellim të bashkëpunimit me këtë vend.

“SHBA-ja çmon marrëdhënien që ka me Kosovën dhe unë e çmoj këtë marrëdhënie. Besoj se ne do të vazhdojmë bashkëpunimin e ngushtë me kryeministrin dhe qeverinë e tij për të vazhduar drejt rrugëtimit për një shtet i cili është demokratik, shumetnik dhe me prosperitet”, potencoi Hovenier.

Këtë të hënë paradite, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka pranuar kredencialet nga Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier.

Hovenier, e ka quajtur nder të jetës së tij, derisa nuk ka hezituar t’u thotë kosovarëve se ShBA-të janë na anën e Kosovës. /albora.ch/

Marketing