Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albi Kurti, me rastin e seancës solemne për Epopenë e UÇK-së, ka nderuar heroizmin dhe qëndresën e familjes Jashari në Prekaz.

Ai gjithashtu ka përmendur edhe bashkëluftëtarët e Hamëz dhe Adem Jasahrit, të cilët janë në Hagë, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin dhe të tjerët.

“Është e pamundur të mos e përmend që në kohën kur ne kujtojmë njërën prej masakrave të tmerrshme të luftës tonë çlirimtare dhe prej heroizmave më të pashembullt, në Hagë kemi bashkëluftëtarë të Hamëz e Adem Jasharit që mbahen në burg”, tha Kurti.

Kryeministri Kurti potencoi poashtu se pikërisht për këtë luftë, pikërisht për këtë narrativë që ne e kemi ndërtuar me gjak, ndërsa Serbia kërkon ta rindërtojë me genjeshtra” ka thënë Kurti në seancën e sotme./albora.ch/

Marketing
Marketing