Kryeministri i Bavarisë Markus Soder zhvillon sot një vizitë zyrtare në Tiranë.

Marketing

Ai do të pritet nga kryeministri Edi Rama dhe në orën 17:00 do të dalin në një konferencë të përbashkët për shtyp nga Kryeministria.

“Pothuajse dyzet vjet pas ardhjes misterioze në Shqipëri të legjendës së Unionit Kristian-Social gjerman, kryeministrit bavarez Franz Josef Strauss, i cili i hapi rrugën vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes RSSH-së dhe RFGJ-së, mikpresim sot në kryeministri pasardhësin e tij në krye të Shtetit të Lirë të Bavarisë, Markus Soder”, shkruan Kryeministri Edi Rama në Facebook.

Ndërkohë po në të njëjtin orar opozita do të zhvillojë protestë para parlamentit, pak para nisjes së seancës.

Marketing