Credit Suisse, një kompani e madhe e shërbimeve financiare zvicerane, ka bërë të ditur se ka ndërmarrë veprime për të ngrirë mbi 19 miliardë dollarë para ruse në përgjigje të zbatimit të sanksioneve perëndimore.

Marketing

Masa është pjesë e një përpjekjeje më të gjera të vendeve perëndimore për të bërë presion ndaj Rusisë për pushtimin e saj në Ukrainë dhe për të kufizuar qasjen e saj në tregjet financiare globale.

Sipas gazetës SonntagsZeitung, disa nga fondet e ngrira i përkasin Bankës Qendrore Ruse ose shtetit rus.

Për shumë vite, Zvicra ka qenë një destinacion i famshëm për elitat ruse dhe vende tjera ish-sovjetike që kërkojnë të çojnë pasurinë e tyre në një vend me rregulla më të dobëta bankare.

Megjithatë, sanksionet e fundit e kanë bërë gjithnjë e më të vështirë që rusët të kenë qasje në sistemin financiar global, me shumë banka perëndimore që tani po mbyllin dyert e tyre për ta.

Albora.ch

Marketing