Kryeministrja serbe Ana Brnabiq ka thënë se “i ka ushtu kryet” pas takimit me ndihmës sekretaren e shtetit për Evropë dhe Azi Karen Donfried.

Marketing

Ajo tha se takimi i djeshëm ishte i vështirë, por konstruktiv dhe korrekt.Mirëpo, siç ka deklaruar ajo, “i ka ushtu kryet” pas tij.- Pas takimit tim fola me presidentin [Vuçiq] dhe i thashë se “më ushtonte koka” me tension për të thënë dhe mbrojtur disi të gjitha pikëpamjet tuaja, të mos them asnjë fjalë të gabuar, të jemi kristal të qartë se cilat janë pikëpamjet tona dhe t’i mbrojmë ato në gjatë gjithë kohës, dhe për të krijuar hapësirë ​​për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes nesh dhe Shteteve të Bashkuara.

Dhe kjo është e rëndësishme për ne dhe për serbët në Kosovë.

Ky vetvetiu është presion i madh, sepse duket krejtësisht i papajtueshëm. Kjo është politika e Aleksandër Vuçiqit, të mbroni pikëpamjet tuaja pa prishur ura. Kjo është pothuajse e pamundur – ka përshkruar Brnabiq sipas Danas-it.

Marketing