Kroacia ia ka treguar forcën Francës midis Parisit, duke e mposhtur me rezultat 0-1.

Marketing

‘Gjelat’ dhe kroatët u përballën në kuadër të Grupit 1 të Ligës A në Ligën e Kombeve.

Dueli mes francezëve dhe kroatëve, ka dhënë një sfidë interesante, me aksion të mira dhe raste nga të dy anët.

Luka Modric ishte njeriu që vendosi këtë sfidë joshëse në minutën e pestë.

Francezët tentuan mjaft shumë që të gjejnë të paktën golin e barazimit, megjithatë, mbrojtja kroatë ishte  e pathyeshme, kështu që Kroacia në fund iu gëzua fitores, e dyta e këtij sezoni në Ligën e Kombeve.

Kroacia pas kësaj fitoreje ngjitet në vendin e dytë me shtatë pikë, dy me pak së lideri i tabelës, Danimarka, derisa Franca akoma nuk ka shijuar fitore në këtë edicion të garave në Ligën e Kombeve.

Foto: RTKlive.com

Marketing