Një krim i rëndë raportohet të ketë ndodhur para disa javësh në Serbi.

Marketing

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Zrejanin.

Dyshohet se gruaja ia ka prerë pjesët e trupit dhe ia ka gatuar.

46 vjeçarja raportohet t’i ketë dhënë hapa qetësues burrit dhe më pas e kishte goditur atë me thikë.

Më pas thuhet se ajo e ka marrë sharrën motorike dhe ia ka prerë pjesët.

Sipas dëshmive të fqinjëve disa pjesë të trupit ishin gjetur në tenxhere, raporton telegraf.rs.

“Trupi i pajetë i burrit është transportuar në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Dyshohet se Tereza, fillimisht i ka dhënë bashkëshortit qetësues në ujë për ta trullosur dhe më pas e ka goditur me thikë. Dyshohet se ajo e ka marrë një sharrë elektrike dhe ka fillur të presë pjesë të trupit. Vajza e saj e mitur kur e pa këtë e thirri vëllain e saj të madh. Gjatë hetimeve janë gjetur pjesë të trupit në një tenxhere”.

Fqinjët kanë folur edhe për gjendjen e çiftit bashkëshortor.

” Ajo ka mundur t’i jete ilaçe dhe ta mbante burrin në gjumë për 24 orë. Ajo ka djegur edhe krevatin ku ai ka fjetur. Madje ai ishte në burg për dhunë në familje. Ata janë të martuar prej dy vtesh. Gruaja i ka tre fëmijë, por ata nuk ka ndonjë fëmijë së bashku. Me sa kemi dëgjuar të dy janë me të meta psikike “- kishte deklaruar një fqinj i tyre.

Marketing