Mesfushori i Chelseat, Mateo Kovacic, mund të ribashkohet me ish-trajnerin Thomas Tuchel te Bayern Munich gjatë verës.

Marketing

Trajneri i ardhshëm i Chelseat, Mauricio Pochettino dëshiron të nënshkruajë një numër 6 të ri për klubin në verë, atëherë kur ta marrë drejtimin e ekipit.

Ai beson se zona qendrore e mesfushës së ekipit ka nevojë për rinovim, që do të thotë se Kovacic mund të jetë i tepërt ndaj kërkesave të argjentinasit.

Megjithatë, mesfushori kroat ka ende shumë ekipe që e duan dhe Kovacic mund ta bëjë përsëri një hap të madh në karrierë.

Sipas gazetës gjermane Bild, Tuchel dëshiron një mesfushor të thellë për ekipin e tij dhe Kovacic i përshtatet kërkesave.

Ai beson se Kovacic mund të bëjë një punë të jashtëzakonshme në Bayern, pasi ekipi ka nevojë për një lojtarë me aftësisë e kroatit.

Kovacic mund të vijë si një zëvendësim për Ryan Gravenberch, i cili dëshiron të largohet pasi kërkon kohë të rregullt të lojës.

Marketing