Marketing

Një zyrtar policor ka vdekur pasi është plagosur me armë zjarri në Zllatar të Prishtinës në orët e vonshme të mbrëmjes të së premtes.

Policia e Kosovës njoftoi se ngjarja ka ndodhur në orën 23:50, dhe një zyrtar policor i gjinisë mashkullore ka mbetur i vdekur pasi që është qëlluar me armë zjarri aksidentalisht gjatë një ndeje nga i dyshuari.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor i QKUK-së, derisa në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe Prokuroria dhe njësitet përkatëse policore.I dyshuari është arrestuar dhe Prokuroria e Shtetit ka autorizuar Inspektoratin Policor të Kosovës që të merret me rastin./albora.ch/

Marketing