Më 9 qershor, Kombëtarja e Kosovës do të zhvillojë ndeshjen e tretë në Ligën e Kombeve.

Marketing

Pas fitores ndaj Qipros dhe humbjes nga Greqia, “Dardanët” tani do të përballen me Irlandën e Veriut, shkruan Express.

Edhe kjo ndeshje do të zhvillohet nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

UEFA ka bërë të ditur emrat e gjyqtarëve që do të ndajnë drejtësinë në këtë ndeshja.

Danezi, Jakob Kehlet është caktuar si gjyqtar kryesor. Ai do të asistohet nga bashkëkombësit e tij, Victor Skytte dhe Dennis Wollenberg Rasmussen, teksa Jens Maae do të jetë gjyqtari i katërt.

Dyshja holandeze, Rob Dieperink dhe Erwin Blank, janë caktuar për në dhomën e VAR-it.

Marketing