Pasi që Qeveria e Kosovës vendosoi të heq kushtin për dozën e tretë të vaksinës, këtë të shtunë në pikën kufitare në Morinë u vërejt fluks i qytetarëve.

Marketing

Masat paraprake prej dy javësh ku kërkohej që për hyrjen në Kosovë të kishte tre doza të vaksinës anti-Covid, tash nuk vlejnë dhe se sot qytetarët shqiptarë janë lejuar të futen me vetëm dy doza.

“Tre doza vaksine ishte masë e tepruar”, ka thënë një qytetar për abcnews.al.

Kurse një qytetar tjetër u shpreh se një kohë të gjatë nuk mundi të hyjë në Kosovë dhe se tani e ka më të lehtë kur edhe u lehtësuan masat. “Ngaqë ka pas kushtin me tre vaksina nuk kam mundur që të shkoj në Kosovë, pasi unë jam vetëm me dy doza. Për banorët e Kukësit është mirë që të kemi lehtësim, pasi shumë nga ne kanë dhe punë”, tha ai. /albora/

Marketing