LiveScore nuk do të shfaqë më përmbajtje nga asnjë ndeshje apo garë në Rusi.

Marketing

Faqja e njohur sportive e cila ofron lajme dhe rezultate nga të gjitha sportet “LiveScore” ka vendosur që të solidarizohet me popullin e Ukrainës pasi kjo e fundit po sulmohet nga Rusia prej disa ditësh.

“Në solidaritet me popullin e Ukrainës, “LiveScore” nuk do të shfaqë përmbajtje nga asnjë ndeshje apo garë në Rusi për një afat të pacaktuar. Kjo përfshin çdo nivel të garave profesionale që përndryshe do të ishin paraqitur në shërbimin tonë. Populli i Ukrainës është në ballë të mendimeve tona dhe ne dënojmë me gjitha veprimet e ndërmarra nga qeveria ruse”, thuhet në njoftimin e lëshuar./albora.ch/

Marketing