Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka publikuar raportin 24 orësh ku ka njoftuar se 5 persona kanë humbur betejën me Covid-19.

Marketing

E pas testimit të 3.500 personave, 939 qytetarë kanë rezultuar të infektuar me këtë virus.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 1.825 pacientë, duke çuar numrin e të shëruarve në 234.181.

Ministria e Shëndetësisë u bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve./albora.ch/

Marketing