Ka një sërë përfitimesh për marrjen e një pasaporte norvegjeze dhe statistikat nga drejtoria norvegjeze e imigracionit kanë zbuluar se sa njerëzve u miratuan aplikimet e tyre për shtetësi në vitin 2021.

Marketing

Vitin e kaluar për pasaportë norvegjeze aplikuan 49.515 persona dhe prej tyre 41.030 aplikime rezultuan të suksesshme.

Numri i personave që u është dhënë shtetësia është më shumë se dyfishuar në krahasim me vitin 2020 kur u miratuan 19,469 aplikime, transmeton albora.ch.

Në vitin 2021, vetëm 2,357 aplikantëve iu refuzuan aplikimet për shtetësi, 95 për qind e kërkesave për shtetësi për të marrë një vendim në vitin 2021 janë miratuar.

Grupet më të mëdha që aplikuan me sukses për t’u bërë shtetas i Norvegjisë ishin rusët, filipinasit, somalezët dhe polakët./albora.ch/

Marketing