Vedat Muriqi, edhe zyrtarisht është transferuar tek Mallorca.

Marketing

Muriqi përfundimisht është bërë pjesë e skuadrës spanjolle për 10 milionë euro.

Kontrata e 28 vjeçarit zgjat deri në vitin 2027-të.

Paga e sulmuesit të Kosovës do të jetë 4.3 milionë euro bruto, ndërsa ai do t’i marrë 2 milionë neto në vit.

Ish-futbollisti i Fenerbahçes e pati një gjysmë sezoni mjaft pozitiv në La Liga, ku i realizoi pesë gola dhe i bëri tre asistime në 16 ndeshje.

“Pirati” synon ta vazhdojë këtë formë solide dhe të kontribuojë në sukseset e Mallorcas.

Marketing