Policia Kufitare e Vlorës iu ka ardhur në ndihmë tre shtetasve të huaj që kishin ngelur në det dhe e kishin të pamundur vazhdimin e lundrimit, me mjetin e tyre lundrues që kishte pësuar defekt.

Marketing

Tre shtetasit ishin duke lundruar në det, përballë derdhjes së lumit Seman, me një mjet veliere me të cilën ishin nisur nga Kroacia dhe e kishin të pamundur të vazhdonin lundrimin e tyre në drejtim të Turqisë ku kishin dhe destinacionin, pasi mjeti lundrues kishte pësuar defekt.

Pas marrjes së njoftimit janë organizuar shërbimet e Policisë Kufitare, për t’iu ardhur në ndihmë dhe i kanë shoqëruar me mjetin e Policisë Kufitare drejt Stacionit Kufitar të Triportit.

Të tre shtetasit aktualisht janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Marketing