Në bazë të hulumtimit të “Credit Suisse” të lëshuar këtë javë duke vlerësuar koston e jetesës në kantone të ndryshme zvicerane, Appenzell Innerrhoden ka koston më të ulët të jetesës për një familje mesatare, e ndjekur nga Uri dhe Glarus.

Më pas janë Schaffhausen, Jura, Appenzell Ausserrhoden, Valais dhe Thurgau, transmeton albora.ch.

Marketing

Nga ana tjetër, Gjeneva ka koston më të lartë të jetesës, e ndjekur nga Basel-City, Vaud, Cyrih, Basel-Country, Zug dhe Neuchâtel.

Ndërsa si kantoni më tërheqës nga pikëpamja tatimore, “Credit Suisse” e liston Zugun.

Më pas janë Nidwalden dhe Uri. Nga ana tjetër, normat e taksave janë shumë mbi mesataren në pjesët frëngjishtfolëse të vendit, përveç në Gjenevë.

Taksat ndryshojnë edhe brenda kantoneve, me disa komuna që vendosin tarifa më të ulëta se të tjerat./albora.ch/

Marketing