Në Gjermani, pas rritjes së numrit të infeksioneve të shkaktuara nga varianti Omikron i koronavirusit, po zbatohen rregulla strikte.

Sipas deutschland.de, Kancelari Federal Olaf Scholz dhe kryeministrat e shteteve federale ranë dakord për masat e mëposhtme:

Marketing

Për të pasur qasje në restorante dhe kafene, personat e vaksinuar dhe në gjendje rikuperimi zakonisht duhet të tregojnë një test negativ ditor të koronës ose një vaksinim përforcues.

Personat e kontaktit që tashmë kanë një vaksinim përforcues nuk kanë nevojë të jenë në karantinë. Për të tjerët, izolimi ose karantina duhet të përfundojë pas dhjetë ditësh; ndërprerja e hershme është e mundur me një test pas shtatë ditësh. Qëllimi është të shmangen shumë mungesa të stafit, veçanërisht në fushat kryesore të furnizimit, shkruan deutschland.de, përcjellë albora.ch.

Ndërsa ndër masat e tjera, kufizimet strikte mbeten në fuqi. Madje edhe personat e vaksinuar dhe të shëruar mund të takohen vetëm në një grup prej dhjetë personash, pa llogaritur fëmijët, transmeton tutje albora.ch.

Scholz dhe kryeministrat u bënë thirrje qytetarëve që të vaksinohen. Në veçanti, ata reklamuan vaksinat përforcuese./albora.ch/

Marketing