Marketing

Si pasojë e bllokimit në automjetet e tyre nga bora e madhe, të paktën 21 persona kanë mbetur të vdekur në Pakistan.

Shërbimi pakistanez i shpëtimit ka publikuar listën me emrat e 21 viktimave, derisa mësohet se në mesin e viktimave është edhe një oficer policie së bashku me bashkëshorten e tij dhe gjashtë fëmijët, raporton Samaa.tv, përcjellë albora.ch.

Policia konfirmon se familja e oficerit ka ndërruar jetë nga i ftohti në makinën e tyre, ndërsa nuk është bërë ende e qartë nëse viktimat e tjera kanë vdekur nga i njëjti shkak apo nga helmimi me monoksidit të karbonit që kanë thithur brenda automjeteve të tyre, transmeton tutje albora.ch.

Ministri i Brendshëm pakistanez, Sheikh Rahid Ahmed, për AFP tha se ushtria është mobilizuar për të pastruar rrugët dhe për të ndihmuar mijëra njerëz që janë ende të bllokuar në autostradë.

Ndërkohë kryeministri pakistanez Imran Khan është shprehur i tronditur nga tragjedia. /albora.ch/

Marketing