U raportua se mbi 100 udhëtarë nga Kosova kanë marrë rrugë drejt Gjermanisë dhe se autobusi i kompanisë “Barileva Turist” është prishur në autostradën afër Budabestit, kryeqytetit të Hungarisë në rrugëtim e sipër.
Por, nga kompania thonë për Albora.ch se ishte thjesht një defekt i vogël dhe se pritjet me orë të tëra ishin për shkaqe të kolonave.
“Pritja e udhëtarëve ka qenë për arsye të kolonave, e autobusi ka nje defekt të vogël dhe u nis autobusi tjetër për t’i marrë. Është thjesht një defekt i vogël me vazhdu rrugën që mos me iu rreziku jetën”, thanë përfaqësuesë të kompanisë.
Sipas tyre krejt kjo u bë për shkak të fluksit të madh në kufi.
“ Sot ka fluks të madh të udhëtarëve. S’ka problem tjetër dhe se këto vonesa nuk kanë qenë për arsye të prishjes së autobusit, por për si gjithë të tjerëve që ju ka rënë me prit këtë kohë, se janë nis në të njejtën kohë dhe ka në kufij fluks të madh”, shtuan nga kompania për portalin tonë. /albora.ch/