Dhjetë vjet pasi parlamenti vendosi të pezullojë të drejtën për të aplikuar për statusin e azilit në një ambasadë zvicerane, Senati hodhi poshtë thirrjen e senatori socialdemokrat, Daniel Jositsch.

Marketing

Dhoma tjetër e parlamentit, Dhoma e Përfaqësuesve, nuk ka komentuar për mocionin pas vendimit të Senatit, transmeton albora.ch.

Kundërshtarët argumentuan se një masë e tillë ishte e pamundur të zbatohej dhe do të çonte në një valë kërkesash për azil. Ata thanë gjithashtu se Bashkimi Evropian nuk kishte plane për aplikime për azil në ambasada, shkruan swissinfo.

Ministrja e Drejtësisë, Karin Keller-Sutter, që përfshin edhe çështjet e emigracionit, tha se Zvicra ofron mundësi të tjera, veçanërisht programe zhvendosjeje, si dhe viza humanitare për të ndihmuar njerëzit në nevojë.

Ajo paralajmëroi “glorifikimin” e një procedure e cila niset duke aplikuar në një ambasadë zvicerane në vend të kufirit zviceran. Ajo tha se ambasadat mund të pushtohen nga një numër i madh aplikantësh në rajonet e krizës duke çuar në lista të gjata pritjeje. /albora.ch/

Lexo edhe:

Marketing