Marketing

Rusia ka shpallur “non grata” kryeministrin e Kanadasë, Justin Trudeau.

Ky vendim i Moskës zyrtare vjen pasi Kanadaja ka vendosur sanksione të forta ndaj Rusisë dhe ka dhënë ndihma të konsiderueshme për Ukrainën.

Trudeau njoftoi, teksa e vizitoi Evropën javën e kaluar, se Kanadaja do të dërgojë 50 milionë dollarë të tjera pajisje të specializuara për të ndihmuar Ukrainën.

Po ashtu, Kanadaja ka dhënë 145 milionë dollarë ndihmë humanitare për Ukrainën dhe ka krijuar masa të reja imigracioni për të ndihmuar njerëzit që ikin nga lufta./albora.ch/

Marketing