Sipas presidentit të Shoqatës së Bankierëve Zviceran, Marcel Rohner, asetet e klientëve rusë në institucionet e kreditit zvicerane janë në rendin e 150-200 miliardë frangave.

Ish-kreu i UBS nga ana tjetër nuk ka dashur të bëjë vlerësime për shumat e bllokuara nga institucionet pas sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë për luftën në Ukrainë.

Situata mund të bëhet më e qartë në verë: deri në fillim të qershorit, bankat duhet të raportojnë fondet e ngrira në Sekretariatin Shtetëror për Çështjet Ekonomike, transmeton albora.ch.

Përveç bllokimit të llogarive të personave në listën e sanksioneve, institucionet nuk janë më në gjendje të pranojnë depozita prej më shumë se 100 mijë frangash nga klientët rusë.

Marketing

Përveç aktiveve të klientëve, ekspozimi i bankave zvicerane ndaj Rusisë përfshin, për shembull, portofolet e obligacioneve.

Rënia e çmimeve të financave ruse ka të ngjarë të ketë prekur disa fonde investimi, por efektet priten të jenë të kufizuara, shtoi Rohner./albora.ch/

Marketing