Forcat ruse përfunduan sot tërheqjen e tyre nga Kazakistani, ku ishin dërguar për të mbështetur qeverinë, për ta ndihmuar atë të përballet me trazirat e paprecedenta, njoftuan agjencitë ruse të lajmeve.

Marketing

“Operacioni paqeruajtës në territorin e Republikës së Kazakistanit ka përfunduar”, tha Andrei Serdyukov, kreu i Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive, i udhëhequr nga Moska, raporton bbc,përcjellë albora.ch.

Protestat e Kazakistanit nisën fillimisht nga rritja e çmimeve të karburantit, por u zgjeruar më tej duke përfshirë edhe ankesa të tjera politike.

Presidenti Tokayev ka pohuar se trazirat ishin vepër e “bandave terroriste” të inskenuara nga të huajt.

Në përpjekje për të zbutur zemërimin e publikut, Presidenti Tokayev shkarkoi ish-presidentin Nazarbajev nga posti i kreut të Këshillit të fuqishëm të Sigurimit dhe e mori vetë këtë post.

Ai emëroi gjithashtu një udhëheqës të ri të Komitetit të Sigurimit të Shtetit, pasardhës i KGB-së së epokës sovjetike dhe hoqi nipin e zotit Nazarbajev nga posti numër dy i komitetit. Kabineti i Presidentit Tokayev gjithashtu dha dorëheqjen./albora.ch/

Marketing