Qendra Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias (ECPMF) sot ka hapur thirrjen për aplikime për gazetarët ukrainas që duan të zhvendosen dhe të punojnë në Kosovë.

Marketing

Programi ër gazetarët ukrainas financohet nga Qeveria e Kosovës dhe u mundëson 20 gazetarëve dhe punonjësve të medias individuale ukrainase të zhvendosen në Kosovë për një periudhë deri në gjashtë muaj me mundësi vazhdimi në varësi të zhvillimeve në Ukrainë.

Gazetarët që vijnë në Kosovë do të kenë statusin e individëve të mbrojtur ndërkombëtarisht, transmeton albora.ch.

“Për t’u kualifikuar, gazetarët dhe punonjësit e medias duhet të kenë jetuar në Ukrainë në vitin 2022, të kenë një pasaportë të vlefshme ukrainase, të kenë punuar si gazetarë profesionistë për të paktën tre vjet dhe të flasin të paktën anglishten bazë”, thuhet në njoftimin e ECPMF-së.

Po ashtu, është bërë e ditur se ata që do të zhvendosen nga Ukraina në Kosovë, do të marrin 1000 euro dhe pagë mujore prej 500 euro, si dhe 300 euro për qira.

“Kandidatëve të suksesshëm pajisen me 1000 euro për zhvendosje, pagë mujore prej 500 euro dhe 300 euro për qira. Ata do të kenë akses në një hapësirë zyre, në sigurime shëndetësore dhe në kurse gjuhësore dhe integrimi. Me kërkesë, kandidatët do të kenë akses në mbështetje psikologjike”, thuhet në njoftim./albora.ch/

Marketing