Pasi raportoi për 15 raste me koronavirus mes lojtarëve dhe stafit, kampioni në fuqi i Austrisë në futboll, Salzburgu, anuloi stërvitjen të mërkurën.

Marketing

Salzburgu nuk specifikoi se sa nga këto raste ishin lojtarë, por shtoi se disa futbollistë kishin simptoma të lehta dhe se të gjithë janë futur në izolim.

Kjo përhapje e koronavirusit te Salzburgu vjen një javë pas barazimit 1:1 kundër Bayern Muenchenit në ndeshjen e parë të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve. Dueli i kthimit luhet në Gjermani më datën 8 mars.

“Aktualisht jemi ende gati për të stërvitur dhe për të luajtur”, tha drejtori sportiv Christoph Freund.

“Sidoqoftë, tani ne duhet të ndjekim zhvillimet e mëtejshme midis lojtarëve jo të infektuar nga afër, dhe së bashku me departamentin tonë mjekësor dhe të reagojmë nëse është e nevojshme”.

Salzburgu kryeson në Bundesligën e Austrisë më 17 pikë më shumë se përcjellësi më i afërt dhe ndeshjen e radhës e ka të dielën ndaj LASK Linzit./albora.ch/

Marketing