Ka filluar ndeshja Greqi – Kosovë në Volos. Atje tashmë janë shumë tifozë të kombëtares së Kosovës. Shumë nga “Dardanët” kanë udhëtuar në këtë qytet në përkrahje të kombëtares së Kosovës. Gazetari i RTK-së, Artan Muhaxhiri, sjell një video me pamje nga qyteti ku sonte luhet kjo ndeshje në kuadër të Ligës së Kombeve.

Marketing

Greqi – Kosovë, formacionet

Greqia e pret Kosovën sonte në kuadër të Nations League. Tashmë janë publikuar edhe formacionet.

Me fillim nga ora 20:45, në stadiumin “Panthessaliko Stadium” në Voles, Kombëtarja e Kosovës e zhvillon ndeshjen e katërt të këtij edicioni në Ligën e Kombeve dhe do të jetë mysafire e Greqisë.

Te Kosova janë kthyer Muric e Aliti, të cilët ishin të ndëshkuar nga ndeshja e parë, por ka mungesa të tjera, më e madhja ajo e Zhegrovës. 

Kosova vjen në këtë ndeshje pas fitores ndaj Irlandës së Veriut me rezultat 3-2 bë “Fadil Vokrri”. Ndërsa në dy ndeshjet tjera, “Dardanët” e mposhtën Qipron ndërsa u mposhtën pikërisht nga Greqia.

Formacioni: Greqia 

Vlachodimos; Baldock, Mavropanos, Chatzidiakos, Tsimikas; Bouchalakis, Bakasetas, Siopis; Chatzigiovanis, Pavlidis, Masouras.

Formacioni: Kosova

 Muric, Domgjoni, Rrahmani, Kryeziu, Aliti, Rrudhani, Berisha, Rashica, Muslija, Bytyqi, Muriqi

Foto: RTKlive.com

Marketing