Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, u shpreh se në ditët e ardhshme mund të jenë momenti më i rreziskëhm në krizën më të madhe të sigurisë së Evropës me dekada, në kohën kur Rusia po zhvillon ushtrime ushtarake në Bjellorusi.

Marketing

Megjithatë, ai beson se Moska ende nuk ka vendosur nëse do ta pushtojë Ukrainën.

“Sinqerisht nuk mendoj se është marrë një vendim” nga Moska për të pushtuar, tha kryeministri britanik para gazetarëve në selinë qendrore të NATO-s, në Bruksel, ku u prit nga sekretari i përgjithshëm i kësaj aleance, Jens Stoltenberg.

 “Kjo nuk do të thotë se është e pamundshme që diçka absolutisht katastorfale të mund të ndodhë vërtet së shpejti dhe inteligjenca jonë, kam frikë të them, mbetet e zymtë”, shtoi ai, shkruan Reuters, përcjell albora.ch.

“Ky ndoshta është momenti më i rrezikshëm, do të thosha, në rrjedhën e disa ditëve të ardhshme, në atë që është kriza më e madhe e sigurisë me të cilën Evropa është përballur me dekada dhe duhet ta trajtojmë në mënyrën e duhur”, tha shefi i qeverisë britanike.

Për rrezikun ndaj sigurisë evropiane foli edhe sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili tha: “Ky është një moment i rrezikshëm për sigurinë evropiane. Numri i forcave ruse është duke u rritur. Koha paralajmëruese për një sulm të mundshëm është duke u pakësuar.”

“NATO-ja nuk është kërcënim për Rusinë, por ne duhet të përgatitemi për më të keqen derisa mbetemi të përkushtuar fuqishëm për gjetjen e një zgjidhjeje politike”, përfundoi ai./albora.ch/

Marketing