Marketing

Kosova ka pranuar sot mbi 500 mijë doza të vaksinës Pfizer të siguruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Me këtë rast ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi ka thënë se ky donacion është siguruar nga presidenti amerikan Joe Biden.

“Po bëjmë pranimin e kontingjentit prej 515 mijë e 970 dozave të vaksinës kundër Covid-19 të siguruar nga presidentit i Shteteve të Amerikës Joe Biden dhe shteti mik i Kosovës”, ka thënë Latifi.

Ministri u ka bërë thirrje qytetarëve mbi moshën 12 vjeçare që të vaksinohen kundër Covid-19. /albora.ch /

Marketing