Marketing

Kompania Pexi Reklamen GmbH, me pronar Gëzim Ibrahimi, gati dy dekada po lë gjurmë në Zvicër.

Kjo kompani kryesisht punon me dizajne, reklama të të gjitha llojeve, shtyp në formate të mëdha, tregon vetë pronari i saj Ibrahimi.

Gëzimi thekson se bashkëpunojnë jo vetëm me shqiptarët, por edhe me zviceranë dhe të huaj të tjerë.

“Po ne punojmë me të gjithë edhe shqiptarë edhe të huaj dhe jemi shumë të këmaqur me punën dhe atë cfarë kemi arritur këtu. Këtu në Zvicër kemi që 16 vjet, ndërsa si i privatizuar që 8 vjet, dmth pronar i kësaj firme. Edhe më herët kam punuar në Kosovë”.

Kompania Pexi Reklamen për momentin ka dy punëtorë, por pronari shpreson se shumë shpejt do t’i rrisin kapacitetet dhe do ta zgjerojnë stafin.

Mesazhi i tij për shqiptarët është që të punojnë bashkarisht për të pasur sukses.

“Mesazhi im për shqiptarët është të punojmë së bashku, ta mbështesim njëri -tjetrin sepse ndryshe nuk ecim përpara”.

Pexi Reklamen GmbH gjendet në Wetzikon. Adresa: Hofstasse 98, 8620 Wetzikon. /albora.ch/

Marketing