Ministrja e Jashtme gjermane Analena Baerbock, gjatë një konference shtypi me Luigi Di Maio, u shpreh: “jo vetëm mbi klimën dhe energjinë, por gjithashtu ne jemi në të njëjtën anë me Italinë në lidhje me refugjatët”.

Marketing

“Nuk duam të pranojmë se njerëzit vdesin në mesdhe, ne duhet të punojmë intensivisht për kufijtë e jashtëm të BE dhe për një politikë të përbashkët të qëndrueshme azili”.

“Gjendja e tanishme nuk është e pranueshme”, raporton Tgcom24, përcjellë albora.ch.

Plani i veprimit mbi të cilin po punojnë Italia dhe Gjermania do të forcojë marrëdhëniet e ndërsjellta dhe do të jetë një pakt i mëtejshëm midis dy vendeve “thellësisht europianë”, theksoi Baerbock.

Në frontin evropian, Italia dhe Gjermania do të punojnë së bashku për të trajtuar çështjet kyçe, nga mbrojtja e klimës tek emigrantët u tha në konferencë.

Ministri i jashtëm i Italisë Di Maio theksoi se Pakti i gjelbër me Berlinin, veprimi i përbashkët mbi klimën, Lufta kundër ndryshimit të klimës dhe tranzicionit të gjelbër, janë dy nga përparësitë e përbashkëta mes Gjermanisë dhe Italisë. /albora.ch/

Marketing