Real Sociedadi ka marrë një fitore shumë të rëndësishme përballë Cadiz me rezultat 3-0.
Ka qenë një ndeshje ku ka shkëlqyer edhe ylli nga Kosova, Adnan Januzaj që ka realizuar golin e dytë në këtë takim.
Serinë e golave në ndeshje e hapi sulmuesi norvegjez Alexander Sorloth që shënoi në minutën e 19-të.
Ndërkohë në pjesën e dytë, Sociedad fitoi penallti të cilën në gol e shndërroi istogasi Adnan Januzaj duke ngritur epërsinë e Sociedad për 2-0.
E golin e tretë në ndeshje e realizoi i inkuadruari në lojë Portu përsëri nga penalltia.
Për Januzajn goli ndaj Cadiz ishte i tretë këtë edicion në elitën e futbollit spanjoll.
Me këto tri pikë, Sociedad ka siguruar garat evropiane pasi ndodhet në vendin e gjashtë në tabelë me 59 pikë, derisa për të siguruar përfundimisht Ligën e Evropës i duhen edhe tri pikë.