Çmimi i naftës në tregun e Kosovës, sërish ka shënuar rritje, pavarësisht se në bursën ndërkombëtare ka shënuar ulje.

Marketing

Në Kosovë, më 31 mars, një litër naftë është shitur deri në 1.69 euro, ndërkaq benzina deri në 1.59 euro, varësisht nga operatori ekonomik dhe lokacioni. Me çmimet aktuale këto produkte janë shitur edhe më 8 mars, kur nafta e përpunuar në bursën ndërkombëtare ka qenë 130 dollarë për fuqi.

Mirëpo, nafta e papërpunuar Brent, e cila përdoret si pikë ndërkombëtare e referimit, më 31 mars ka rënë në rreth 106 dollarë për fuçi.

Sa kushton nafta në shtetet e tjera?

Çmimi i naftës me pakicë në tregun e Shqipërisë është 1.95 euro, ndërsa benzina 1.79 euro. Çmimet më të lira të karburanteve janë në tregun e Maqedonisë së Veriut. Një litër naftë kushton 1.42 euro, kurse benzina 1.39 euro.

Çmimi i naftës nëpër botë, në tri shtete një litër s’kushton as një cent

Sipas një liste me çmimet mesatare të naftës nëpër shtete në mbarë botën, disa shtete të Ballkanit radhiten ndër vendet ku një litër naftë kushton shumë shtrenjtë.

Në Iran, një litër naftë kushton mesatarisht 0.009 cent; në Venezuelë 0.022 cent, ndërsa në Libi 0.029 cent./albora.ch/

Marketing