Prishtina Weather ka njoftuar se gjatë ditëve të ardhshme do të ketë përkeqësim të motit, me vranësira, erë e kohëpaskohe edhe me reshje shiu. Gjatë fundjavës do të ketë rënie temperaturave. Në vise kodrinoro-malore mund të bie edhe bore.

Marketing

1.04 – Kryesisht me vransira dhe erë. Kohëpaskohe me reshje lokale shiu, pasdite të shoqëruara edhe me bubullima.  Ditën do të ketë edhe intervale me diell.

2.04 – Kryesisht me vransira dhe erë.  Ditën intervale me diell.  Pasdite reshje lokale shiu, me mundësi edhe për bubullima.  Në vise malore borë.

3.04 – Më ftohtë, me vransira të ndryshueshme dhe intervale me diell gjatë ditës.  Pasdite priten edhe reshje lokale shiu, e më vonë viseve kodrinoro-malore me mundësi edhe për reshje të dobëta bore.

4.04 – Ftohtë, kryesisht me vransira.  Në mbrëmje mundësi për riga lokale shiu.

Temperaturat mbesin të larta fillimisht, me minimale deri në 9C, që në fundjavë zbresin edhe në 0C e 1C.  Temperaturat maksimale zbresin nga 18C në 10C e 8C, ditën e diel e të hënë.

Erërat do të jenë më të fuqishme këtyre ditëve, me shpejtësi 7-17m/s, e përreth viseve malore me hove edhe mbi 20m/s (70km/h).

Shtypja atmosferike zbret thellë nën vlera normale./albora.ch/

Marketing