Viti 2021 përveç sukseseve të shumta nga të famshmit shqiptar, pati edhe momentë të dhimbshme,estrada shqiptarë ka pasuar humbjë të medha të artistëve të famshëm

Marketing

Ne iu sjellim disa nga këta të famshëm që ndërruan jetë vitin që lam pas, e që mungesa e tyre vërehët çdo ditë./albora.ch/

Rasim Thaçi – Cima

Një lajm i cili trishtoi publikun, ishte ndarja nga jeta e humoristit Rasim Thaçi-Cima.

Cima ndërroi jetë nga infektimi me koronavirus, pas disa javësh qëndrimi në Qëndren Klinike Universitare në Prishtinë, saktësisht në klinikën e Infektivës. Disa herë pas përmirësimit të gjendjes së humoristit nga mjekët thuhej se do shërohej, megjithatë COVID-19 i mori jetën për një kohë të shkurtër.

Lajmin për vdekjen e Cimës e bëri vajza e tij, Adelina përmes rrjeteve sociale. Humoristi i ndjerë, vdiq me 26-të mars pas komplikimeve me COVID-19.

Kujtojmë se, Cima ndërroi jetë në moshën 71 vjeçare duke lënë pas një karrierë të bujshmë prej një humoristi profesionist.

Xhemil Tagani

Aktori, Xhemil Tagani vdiq me 4 janar të këtij viti në moshën 75 vjeçare. Lajmin për vdekjen e tij e kishin bërë miq dhe të afërm të aktorit në të njëjtën kohë duke lavdëruar karrierën e tij prej një artisti.

Theksojmë se, aktori i ndjerë ka interpretuar më shumë se 70-të role në teatër kryesisht nga dramaturgjia kombëtare.

Luran Ahmeti

Aktori Luran Ahmeti vdiq me datë 25 të muajit mars të ketij viti ku humbi betejën me COVID-19.

Kujtojmë, se aktori i ndjerë ka pasur role të shumta në Teatrin Kombëtar të Shkupit ndërsa së fundmi u njoh edhe me rolin në serialin “O sa mirë”.

Hajrullah Ramizi

Hajrullah Ramizi aktori i njohur ndërroi jetë në moshën 37-të vjeçare, lajm të cilin e kishte bërë publik faqja zyrtare e “Teatrit Shqiptar”.

Muharrem Sylejmani

Përveç ngritjes në piedestal karrierës së të ndjerit nuk ishin bërë publike shkaqet e vdekjes. Një tjetër aktor që la skenën kinematografike ishte edhe Muharrem Sylejmani i cili ndërroi jetë me 1 shtator.

Ai ishte bartës i 30-të roleve kryesore dhe regjisor i dhjetëra shfaqjeve.

Shaqir Hoti

Në muajin prill ndërroi jetë instrumentisti i njohur Kosovar, Shaqir Hoti. Përmes rrjeteve sociale, djali i tij kishte njoftuar se i ka ndërruar jetë babai.

Kujtojmë se, Hoti vdiq në moshën 85 vjeçare.

Hueyda El Sayed

Në muajin nëntor me datën 23 ndërroi jetë balerina e njohur Hueyda El Sayed.

Balerina, vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë, sëmundje e cila edhe i mori jetën në moshën 46-të vjeçare.

Burbuqe Berisha

Në muajin tetor një lajm i cili erdhi befasi dhe preku të gjithë, ishte lajmi së regjisorja, Burbuqe Berisha ka ndërruar jetë. Lajmi bëri bujë sepse regjisorja e ndjerë kishte ndërruar jetë në vendin e punës dhe nuk ishin të qarta arsyet. Më vonë u zbulua se Burbuqe Berisha ka qene vite në dializë. Ajo ka ndërruar jetë në moshën 51 vjecare.

Berisha njihet si regjisore e disa prodhimeve kinematografike vendore dhe shfaqjeve teatrale. Gjithashtu e ndjera ka shërbyer edhe si drejtoreshë e Teatrit Kombëtar të Kosovës.

Ylber Aliu

Data 30-të qershor 2021 ishte e dhimbshmë për të gjithë estradën kosovare.

Këngëtari, Ylber Aliu ndërroi jetë si pasojë e sëmundjes së veshkave, ku lajmin për vdekjen e tij e bën miq e të ndjerit

Kujtim Prodani

Kujtim Prodani. Ai ndërroi jetë në janar të këtij viti me datën 6-të në moshën 57-të vjeçare.

I ndjeri ishte duke u infektuar nga COVID-19-të por nuk arriti ta përballonte gjë e cila ia përkeqësoi gjendjen edhe me shumë dhe me pas ndërroj jetë

Ismet Bogujevci

Ismet Bogujevci u largua nga kjo botë me 13-të maj, lajmin për vdekjen e tij u bë i ditur nga familjarët.

Bogujevci ndërroi jetë në moshën 69-të vjeçare ./albora.ch/

Marketing