Sot është tërhequr shorti për kualifikimet e Kampionatit Evropian të vitit 2024 në Frankfurt të Gjermanisë, shkruan Albora.ch.

Marketing

Në grupin e I Zvicra dhe Kosova do të ballafaqohen.

Për këtë ka shkruan edhe Blick.ch.

Ja çfarë shkruan ky medium:

Zvicra në grup takohet me Kosovën

Detyrë e realizueshme për EM 2024: Zvicra takohet në kualifikime me Izraelin, Rumaninë, Kosovën, Bjellorusinë dhe Andorrën.

Kombëtarja e Zvicrës në futboll do të përballet me Izraelin, Rumaninë, Kosovën, Bjellorusinë dhe Andorrën në kualifikimet për Kampionatin Evropian 2024 në Gjermani. Ky ishte rezultati i shortit në Frankfurt 614 ditë para fillimit të Kampionatit Evropian në Mynih.

Raundi i parë do të zhvillohet nga 23 deri më 25 mars 2023, i fundit nga 19 deri më 21 nëntor 2023. Dhjetë fituesit e grupeve dhe nënkampionët kualifikohen drejtpërdrejt në finalet e EURO nga 14 qershor deri më 14 korrik 2024. Tri bileta të tjera do të jepet në play off-et e marsit 2024, për të cilat skuadrat mund të kualifikohen përmes Ligës së Kombeve. (SDA)

Dhjetë grupet e kualifikimit për Kampionatin Evropian 2024

Grupi I: Zvicër, Izrael, Rumani, Kosovë, Bjellorusi, Andorra.

Grupi A: Spanjë, Skoci, Norvegji, Gjeorgji, Qipro.

Grupi B: Holandë, Francë, Irlandë, Greqi, Gjibraltar.

Grupi C: Itali, Angli, Ukrainë, Maqedoni e Veriut, Maltë.

Grupi D: Kroacia, Uellsi, Armenia, Turqia, Letonia.

Grupi E: Polonia, Çekia, Shqipëria, Ishujt Faroe, Moldavia.

Grupi F: Belgjikë, Austri, Suedi, Azerbajxhan, Estoni.

Grupi G: Hungari, Serbi, Mali i Zi, Bullgari, Lituani.

Grupi H: Danimarka, Finlanda, Sllovenia, Kazakistani, Irlanda e Veriut, San Marino.

Grupi J: Portugali, Bosnje-Hercegovinë, Islandë, Luksemburg, Sllovaki, Lihtenshtajn.

Shënim: Gjermania është kualifikuar drejtpërdrejt si mikpritëse, Rusia është pezulluar për shkak të luftës së agresionit në Ukrainë.

Albora.ch

Marketing