Negociatorët rusë dhe ukrainas kanë filluar një raund të katërt bisedimesh që synojnë ndalimin e konfliktit. Negociatori ukrainas Mykhailo Podolyak thotë se në këto bisedime do të fokusohen në vendosjen e armëpushimit, tërheqjen e trupave ruse dhe garancinë për sigurinë në Ukrainën.

Marketing

Por, sulmi i Rusisë ka vazhduar me forcat e saj duke bombarduar një bllok banesash dhe një fabrikë të prodhimit të avionëve në kryeqytet, Kiev, shkruan BBC.

Ukraina do të përpiqet të evakuojë civilët e bllokuar përmes 10 “korridoreve humanitare”, duke përfshirë nga qytetet pranë Kievit dhe në rajonin lindor të Luhanskut, tha zëvendëskryeministri i saj, transmeton albora.ch.

Kina i ka përshkruar pretendimet e zyrtarëve amerikanë se Rusia i ka kërkuar Pekinit ndihmë ushtarake në Ukrainë si “dezinformim”. SHBA e kishte paralajmëruar Pekinin se do të përballej me “pasoja” të ashpra nëse do të mbështeste Moskën.

Ndërkohë, Reuters raporton se India po konsideron të pranojë një ofertë ruse për të blerë naftën e saj të papërpunuar dhe mallra të tjera me çmime të zbritura, mes sanksioneve të rënda perëndimore kundër Moskës.

Shërbimet e urgjencës ukrainase thonë se një sulm ajror rus në një bllok banesash në Kiev ka vrarë një person.

Tre persona u dërguan në spital dhe nëntë të tjerë u trajtuan në vendngjarje pasi ndërtesa e apartamenteve nëntëkatëshe në lagjen Obolon të Kievit u godit. Ai shtoi se 15 banorë u shpëtuan dhe 63 u evakuuan.

Sulmi në periferinë veriore u zhvillua herët në mëngjes, ndërsa trupat ruse po afroheshin më pranë kryeqytetit. 

Këto pamje janë realizuar në vendin e ngjarjes mëngjesin e sotëm:

Lexo edhe:

Marketing