Rregullat për t’u angazhuar në jetën publike do të jenë më pak kufizuese pas gati dy vjet, pasi qeveria zvicerane vendosi të lehtësojë rregullat e Covid-it nga 17 shkurti e në vazhdim.

Marketing

Pothuajse të gjitha masat për Covid po lehtësohen nga e enjtja, 17 shkurt, transmeton albora.ch.

Certifikatat e Covid – të cilat tregojnë se dikush është vaksinuar, shëruar ose në disa raste ka rezultuar negativ – nuk do të kërkohen më në restorante, kinema apo në evente.

Maskat nuk do të kërkohen më në dyqane, supermarkete dhe në vendet e punës, ndërkohë që do të vazhdojnë të kërkohen në transportin publik dhe spitale.

Të gjitha kufizimet kufitare të lidhura me Covid-in do të lehtësohen gjithashtu nga e enjtja.

Qeveria zvicerane gjithashtu nuk do të mbulojë më kostot e testimit Covid në shumicën e rasteve, përveçse për “institucionet e kujdesit shëndetësor dhe socio-mjekësor”, ose në kompanitë që përbëjnë një pjesë të “infrastrukturës kritike” të Zvicrës.

Pagesat për ata që kanë humbur të ardhurat për shkak të pandemisë dhe masave pasuese do të ndërpriten që nga e enjtja, 17 shkurt.

Cilat masa janë ende në fuqi?

Maskat nuk do të kërkohen më në dyqane, supermarkete dhe vendet e punës, ndërkohë që do të vazhdojnë të kërkohen në transportin publik, shkruan thelocal.

Një masë tjetër që do të mbetet në fuqi është izolimi për ata që kanë rezultuar pozitivë.

Kushdo që ka rezultuar pozitiv në Zvicër kërkohet të izolohet për pesë ditë.

Zvicra ka regjistruar më shumë se 2.6 milionë raste Covid-19 dhe mbi 12,500 vdekje gjatë pandemisë dhe aktualisht ka një shkallë vaksinimi prej 70 për qind. /albora.ch/

Lexo edhe:

Marketing