Sot para Qendrës Federale të Azilit, rreth 100 gra me fëmijë nga Ukraina janë në pritje për të marr formularët për të plotësuar qëndrimin në Zvicër, ose për të marr lejen S.

Marketing

“Më shumë njerëz do të vijnë së shpejti”

Miriam Behrens, nga ndihma për refugjatët shprehet e kënaqur pas vizitës së parë: “Ka mjaft mbikëqyrës, njerëzit mund të ulen dhe të kenë hapësirë ​​të mjaftueshme. Ata mund të hanë dhe ka përkthyes”.

Megjithatë, fakti që njerëzit duhet të presin kaq gjatë, drejtoresha e ndihmës për refugjatët thotë se: “Së shpejti do të vijnë më shumë njerëz. Ndoshta thjesht ka nevojë për më shumë vende ku njerëzit mund të regjistrohen. Për shembull, ka ish-qendra vaksinimi ose qendra kantonale të azilit.” 

Sekretarja e Shtetit, Christine Schraner Burgener, bëri menjëherë një apel që ata që nuk kishin gjetur ende strehim, të ishin të parët që do të regjistroheshin si refugjatë. “Nëse tashmë keni një çati mbi kokë, keni 90 ditë para se të regjistroheni. Ju lutemi jini të durueshëm.”

45,000 shtretër të regjistruar

Deri më tani, ndihma për refugjatët ka mundur të vendosë 175 persona me familje pritëse, 75 prej tyre vetëm në Cyrih. Në total, ndihmësit privatë me 45,000 shtretër janë të regjistruar me ndihmën e refugjatëve në Zvicër. Ka gjithashtu 5000 shtretër në hotele, shtëpi zbulimi dhe institucione të tjera. /albora.ch/

Lexo edhe:

Marketing