Sot parlamenti italian do të tentojë në tentativën e pestë të zgjedhë presidentin e shtetit.

Marketing

Kryeministri Mario Draghi mbetet një pretendent, por perspektivat e tij janë zbehur këtë javë, pasi shumë ligjvënës qartazi hezitojnë ta mbështesin atë, pjesërisht sepse kanë frikë se çdo ndryshim në qeveri mund të shkaktojë zgjedhje të parakohshme, raporton Reuters, transmeton albora.ch.

Presidenca italiane vjen me një mandat shtatëvjeçar dhe ka fuqi të konsiderueshme për të zgjidhur krizat politike që godasin rregullisht vendin, duke përfshirë emërimin e kryeministrave dhe shpërndarjen e parlamentit.

Ndryshe nga Shtetet e Bashkuara apo Franca, ku presidentët zgjidhen me votim popullor, në Itali rreth 1009 parlamentarë dhe përfaqësues rajonalë zgjedhin kreun e shtetit në një votim të fshehtë, të cilin liderët e partive ndonjëherë përpiqen ta kontrollojnë, transmeton tutje albora.ch.

Dy anëtarë të qeverisë i thanë Reuters të enjten se rizgjedhja e Mattarella ishte një mundësi e fortë.

Edhe pse krerët kryesorë të partive i udhëzuan ligjvënësit e tyre të abstenonin ose të hidhnin vota të zbrazëta në votimin e së enjtes, Mattarella sërish mori 166 vota, më shumë se kushdo tjetër për të dytën ditë radhazi, megjithëse shumë më poshtë se 505.

Përveç Draghi dhe Mattarella, kandidatët e përmendur për këtë punë përfshijnë Elisabetta Belloni, një diplomate karriere që drejton shërbimet sekrete dhe Sabino Cassese, një ish-gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese 86-vjeçare./albora.ch/

Marketing