Departamentit të shëndetësisë në St. Gallen të Zvicrës iu desh të “fshinte” mbi 8000 certifikata vaksinimi në dhjetor pasi u zbulua një rrjet falsifikuesish.

Marketing

Sipas mediave zvicerane, disa persona i kishin lëshuar në mënyrë të paligjshme dhe në këmbim kërkonin shuma të mëdha parash.

Zyra e prokurorit publik të kantonit St. Gallen tani po publikon detaje të tjera për rastin.

Në këtë drejtim është bërë e ditur se deri më tani janë arrestuar dhjetë persona – këta janë katër zviceranë, tre serbë, një irakian, një serb dhe një kroat; të gjithë nga 20 deri në 30 vjeç.

Disa nga të arrestuarit kanë pranuar një gjë të tillë.

“Disa nga të dyshuarit punuan së bashku, të tjerët vepruan vetëm”, citohet të ketë thënë prokurori Christoph Ill.

Megjithatë, supozohet se nuk kishte asnjë organizatë gjithëpërfshirëse pas krimeve.

Mediat zvicerane bëjnë tutje të ditur se disa nga të akuzuarit janë punonjës të qendrave të ndryshme të testimit, të cilët thuhet se kanë keqpërdorur asetet e tyre të biznesit për të krijuar certifikata në jetën e tyre private.

Dhe shfrytëzuesit, paguanin nga 300 deri në 800 franga për certifikatat e paligjshme të vaksinimit dhe rikuperimit. /albora.ch/

Marketing