Ish-misi i Meksikës dhe partneri i saj janë dënuar me 4 vjet burgim në Spanjë, pasi kishin vjedhur 45 shishe verë me vlerë 1.7 milionë dollarë, raporton BBC.

Marketing

Incidenti kishte ndodhur në vitin 2021 në një hotel luksoz në qytetin spanjoll Caceres, ku çifti po qëndronte.

Çifti iku, por u arrestua nëntë muaj më vonë në pikën kufitare Mal i Zi-Kroaci dhe u ekstradua në Spanjë.

Asnjëra nga shishet e verës nuk janë gjetur.

Nga mediat spanjolle thuhet se bëhet fjalë për ish-misin e Meksikës, Priscila Guevara dhe partnerin e saj Constantin Dumitru.

Sipas të dhënave të gjykatës, Guevara fillimisht kishte rezervuar dhomën në hotelin luksoz Atrio në tetor të vitit 2021, duke përdorur një pasaportë false zvicerane.

Asaj më pas iu bashkua Constantin.

Ata kishin shijuar ushqimin në restorantin e hotelit me një yll Michelin. Ndërsa më pas atyre iu ishte treguar edhe bodrumi i verërave.

Constantin më pas raportohet se me një çelës të vjedhur në mëngjesin tjetër hyri në bodrum të verërave e vodhi disa prej tyre.

Një nga verat, raportohet se ishte unike e shekullit të 19-të dhe vlera e saj sillet rreth 350 mijë euro.

Policia spanjolle kishte lëshuar urdhërarrest ndërkombëtar për çiftin. Ata u ndalën në korrik ndërsa po tentonin të futeshin në Kroaci nga Mali i Zi.

Çifti është urdhëruar të paguajë 750 mijë euro dëmshpërblim.

Marketing