“Për njerëzit e vaksinuar, një sëmundje me Omikron është më shumë si një ftohje ose grip”, tha Ministri i Shëndetësisë në Zvicër Alain Berset këtë javë.

Marketing

E kjo deklaratë ka ngjallur reagime nga infektologët atje. Infektiologu nga Ticino, Andreas Cerny, nuk e kupton krahasimin e Berset: “Kjo deklaratë është një dështim i vetëm komunikimi.” Krahasimi i Omikron me gripin ka një efekt banalizues. “Berset qëllon veten në këmbë dhe siluron fushatën përforcuese. Është e rëndësishme të bindësh njerëzit për përfitimet e vaksinimit përforcues që tani”, raporton 20min.ch.

“Vetëm përforcuesi mund të parandalojë infeksionet, pasi omicron është jashtëzakonisht ngjitës”, shton tutje Cerny.

Prandaj, vaksinimi përforcues luan një rol qendror në lehtësimin e barrës në sistemin e kujdesit shëndetësor, si dhe në ruajtjen e infrastrukturës dhe shërbimeve bazë./albora.ch/

Marketing